Premium Store
KOSOVËLAJME

I plagosuri në Rrugën B dyshohet të jetë një 20 vjeçar

Sonte në Rrugën B në Prishtinë dyshohet të jetë plagosur një 20 vjeçar, i cili më pas është dërguar në emergjencën e qytetit.

Mjekët kujdestarë kanë konfirmuar për një televizion kosovar se i plagosuri kishte pasur një plagë në krahun e djathtë, e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga një thikë.

Weelnes

Ndërkaq pas tretmanit të marrë, ai është liruar për në shtëpi.

Polica nuk ka dhënë asnjë informacion lidhur me ngjarjen.

Weelnes