Aurora Group
02KOSOVËLAJME

I riu nga Koshtova poston video me armë në TikTok – Policia bastis shtëpinë e tij

Një video e publikuar në rrjetin social TikTok, ku një i ri shihet duke mbajtur një armë në dorë, ka alarmuar autoritetet dhe ka çuar në bastisje të shtëpisë së tij në fshatin Koshtovë, rruga “Adriatiku”.

Florenti Company

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se personi i identifikuar është Arian Hasani, 22 vjeçar, i cili kishte shpërndarë një video ku ekspozonte një armë zjarri. Pas kësaj, Policia, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, ka ndërmarrë veprime për kontroll të shtëpisë së tij.

TEB

Gjatë bastisjes, arma e paraqitur në video nuk është gjetur. I dyshuari ka deklaruar në intervistim se videon e kishte realizuar gjatë qëndrimit të tij në Gjermani dhe sipas tij, arma gjendet ende atje.

Në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës”, dhe hetimet janë në vazhdim për të konfirmuar rrethanat dhe vërtetësinë e deklarimeve të të dyshuarit.

Autoritetet po shqyrtojnë edhe mundësinë e hetimeve ndërkombëtare në bashkëpunim me autoritetet gjermane.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Market Florenti