Premium Store
KOSOVËLAJME

I vazhdohet mandati EULEX-it në aspektin teknik

Presidenca e Republikës së Kosovës ka njoftuar të hënën se do t’i vazhdohet mandati në aspektin teknik EULEX-it, shkruan Mitropol.

Me shkëmbimin e letrave me BE-në, presidentja Osmani ka thënë se ky mandat teknik nuk ka fuqi ekzekutive dhe, sipas presidencës, “mbetet i fokusuar në aspektet e monitorimit, mentorimit dhe këshilldhënies.”

Weelnes

“Në letrën e saj drejtuar Përfaqësueses së Lartë të BE-së, znj.Kaja Kallas, ndër të tjera, Presidentja Osmani ka kërkuar që EULEX t’i përcjellë autoriteteve të Republikës së Kosovës të gjitha dokumentet që posedon nga koha kur kishte mandat ekzekutiv, dhe gjithashtu ka kërkuar që të gjitha aktivitetet e EULEX të jenë në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.”, thuhet në njoftimin e presidences.

 

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) filloi në vitin 2008, si misioni më i madh civil në kuadër të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Bashkimit Evropian./Mitropol/

Active