
Ibër-Lepenci ka qenë tema kryesore e ditëve të fundit në Kosovë, shkruan “Mitropol”.
Kjo pasi kanali i menaxhuar nga kjo ndërmarrje publike ishte cak i një sulmi terrorist me eksploziv, me ç’rast u shkaktuan dëme të mëdha.
E më datë 04.12.2024, nga NPH Ibër-Lepenc SHA, kanë kërkuar nga Policia e Kosovës për lirimin e pronave të paluajtshme dhe të kthehen te pronari NPH Ibër Lepenc SHA.
“Lidhur me rastin në cilësi të dëshmitarit është intervistuar një mashkull kosovar.”, thekson Policia.
Në konsultim me prokurorin, e ka cilësuar rastin në drejtim të veprës së lart-cekur dhe mbetet në procedurë hetimore./Mitropol/