KOSOVËLAJME

Ibishi: Vuçiq nuk e ka kërcënuar vetëm Kosovën, por edhe NATO-n

Ismet Ibishi, ish zv.ministër i MPB-së, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, nuk e ka kërcënuar vetëm Kosovën por edhe NATO-n, pasi sipas tij, vendi ynë është nën ombrellën e kësaj të fundit.

Ibishi, mes tjerash përmendi edhe forcimin e Kosovës në fushën e armatimit, duke vënë në pah se kjo gjë është lejuar për shkak partnerëve ndërkombëtar.

Market Florenti
Florenti Company
Koha

“Në këto kërcënimet e presidentit Vuçiq nuk është kërcënuar vetëm autoriteti i vetëm i Kosovës i sigurisë, por i NATO-s, se ne jemi nën ombrellën e NATOs-, kërcënimi i shkon forcave paqeruajtëse në vend”, u shpreh Ibishi në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Mendoj që jemi në rrugë të mirë për ngritjen e kapaciteteve. Edhe kjo po shkon mirë, partnerët tanë na kanë lejuar të furnizohemi me armë të përsosura që ua dimë vlerën. I ipet vetëm kur ka bashkëpunim të madh me një shtet”.

“Në një mënyrë po kemi mbështetje, që të forcohemi. Para 24 vitesh me gomarë e kuaj, në shpinë, kemi bartur armatim, e kemi mbrojtur këtë popull”, tha Ismet Ibishi, ish zv.ministër i MPB-së.