Active 2
KOSOVËLAJME

Ideja e Haxhiut për dy palë zgjedhje njëkohësisht – PDK e LDK e hedhin poshtë

Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu kishte thënë se ekziston mundësia të mbahen dy palë zgjedhje njëkohësisht, dhe se si VV-ja nuk janë kundër kësaj ideje, shkruan Mitropol.

Një ide e tillë, nga Abelard Tahiri i PDK-së, ishte parë më shumë si çështje politike, sesa të jetë, sipas tij, në favor të qytetarëve.

Active 1

“Kjo çështje që zgjedhjet lokale dhe ato nacionale të mbahen bashkë është më shumë çështje politike sesa për qytetarët, dhe nuk mendoj se duhet të shkojmë në favor të politikës, por në favor të qytetarëve”, kishte thënë deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, para gazetarëve.

Mbajtjen e dy palë zgjedhjeve në të njëjtën kohë, Hykmete Bajrami nga LDK e sheh si proces të ndërlikuar.

“Ne sapo kemi kaluar një proces të zgjedhjeve nacionale. Në fakt, edhe si parti kemi të njëjtin qëndrim: duhet të bëhet konstituimi i institucioneve të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Nuk kemi nevojë të përsërisim një proces zgjedhor, sepse nuk priten ndryshime të mëdha”, tha Bajrami.

Përndryshe, presidentja Osmani ka takuar partitë politike me 4 qershor, për të diskutuar mbi zgjedhjet lokale. Pritet dekretimi i datës së mbajtjes së tyre.

Active