Identifikohen dy të dyshuarit për plagosjen në Mitrovicë
Mitropol raportoi sot se një person i moshës 38-vjeçare ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë.
Burime të portalit bëjnë të ditur se i plagosuri është Smajl Hyseni nga fshati Kaçanollë,
I njejti ndodhej tek një dyqan i autopjesëve kur ndodhi rasti dhe mori plagë në këmbë
Drejtori mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë, Gëzim Berisha ka dhënë detaje për gjendjen e të lënduarit.
Berisha ka thënë për Mitropol se 38 vjeçari është plagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetë.
”Personi i plagosur dërgohet në QKUK per trajtim.”, ka thënë Berisha për Mitropol.
Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicë, Ilmi Prekazi ka bërë të ditur për Mitropol se të dyshuarit tashmë janë identifikuar dhe se ka filluar kërkimin për kapjen e tyre.
I lenduari ka marrë plagë në të dyja këmbët.
Tutje rasti është cilësuar “Vrasje e rëndë në tentativë”.