Medi
02KOSOVËLAJME

Idrizi dhe Tahiri pritet ta rikthejnë dramën e debateve të zjarrta zgjedhore për Vushtrrinë

Xhafer Tahiri dhe Ferit Idrizi ishin dy kundër-kandidatët që zhvilluan garën më të ashpër në zgjedhjet e vitit 2017, duke bërë që edhe debatet zgjedhore që kishin si protagonistë këta dy kandidatë të ishin tejet dramatike dhe interesante.

E këto debate do të mund t’i shohim edhe këtë vit, kur Idrizi do të ketë mund t’i revanshohet Tahirit që ia morri fitoren nga duart në zgjedhjet e 2017-së, ku pas balotazhit Tahiri arriti që të fitoj garën ndaj Idrizit.

Aurora Group

Përballjet e tyre në të shumtën e herave janë shoqëruar nga niveli i qeverisjes lokale, e deri te ato se kush lexon më shumë, Idrizi apo Tahiri, të cilat shumë herë morrën përmasa komike dhe tejet dramatike.

Koha