Idrizi: Energjia e fshatrave Smrekonicë, Dobërllukë, Pasomë dhe Bajskë sot ishte e jashtëzakonshme!

Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka takuar sonte banorët e fshatrave Smrekonicë, Dobërllukë, Pasomë dhe Bajskë.
Nga ky takim, Idrizi tha se energjia ishte e jashtëzakonshme dhe i falënderoi banorët për pritjen madhështore dhe për besimin që ia jepin çdo ditë.
“Vazhdojmë edhe +4 për Vushtrrinë që po zhvillohet me hapa të sigurt!”, tha Idrizi.







