
Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e PDK-së, Ferit Idrizi sot ka vizituar kompaninë “Irfani”, shkruan Mitropol.
Idrizi tha se ajo kompani është e njohur për shitjen e mjeteve të rënda dhe përfaqëson një shembull të qartë të punës dhe përkushtimit vendor, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të qytetit dhe duke ofruar mundësi të reja për punësim.
Postimi i plotë:
Vizitat tona te bizneset, me ekipin i vazhduam në kompaninë “Irfani”, ku na priti pronari Ardin Syla.
Kjo kompani është e njohur për shitjen e mjeteve të rënda dhe përfaqëson një shembull të qartë të punës dhe përkushtimit vendor, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të qytetit dhe duke ofruar mundësi të reja për punësim.
Është gjithmonë inspiruese të shohim biznese që rriten me vizion dhe profesionalizëm, duke treguar se investimi në punë të ndershme ka rezultate të jashtëzakonshme.







