Idrizi: Faleminderit banorëve të Studimes së Poshtme për pritjen, për fjalët e sinqerta dhe besimin

Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e PDK-së, Ferit Idrizi sot ka realizuar takimin e radhës me banorët e Studimes së Poshtme, shkruan Mitropol.
Idrizi tha se në çdo lagje e çdo fshat, po marrin gjithnjë e më shumë mbështetjen e njerëzve që besojnë në vazhdimësinë e punës për qytetin.
Postimi i plotë:
Takimet me qytetarët i vazhduam me banorët e Studimes së Poshtme, ku bashkë me ta biseduam për punët e kryera dhe planet për mandatin e ri.
Në çdo lagje e çdo fshat, po marrim gjithnjë e më shumë mbështetjen e njerëzve që besojnë në vazhdimësinë e punës së mirëfilltë, të nisur me përkushtim për qytetin tonë.
Faleminderit banorëve të Studimes së Poshtme për pritjen, për fjalët e sinqerta dhe besimin!








