Active 2
02LAJME

Idrizi merr pjesë në përurimin e pllakës përkujtimore për martirët e lirisë nga fshatrat Reznik, Vernicë dhe Shallc

 

Ferit Idrizi sot ka marrë pjesë në përurimin e pllakës përkujtimore kushtuar martirëve të lirisë nga fshatrat Reznik, Vernicë dhe Shallc, të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1998–1999, shkruan Mitropol.

SultanDoner

Idrizi tha se kujtuan me nderim e respekt të thellë sakrificën dhe gjakun e derdhur për liri, që sot gëzojmë si popull i lirë e sovran.

Postimi i plotë:

Sot, në fshatin Vërnicë, bashkë me familjarë të martirëve, qytetarë e bashkëluftëtarë, përuruam pllakën përkujtimore kushtuar martirëve të lirisë nga fshatrat Reznik, Vernicë dhe Shallc, të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1998–1999.

Kujtuam me nderim e respekt të thellë sakrificën dhe gjakun e derdhur për liri, që sot gëzojmë si popull i lirë e sovran.

Lavdi të përjetshme martirëve të kombit!

Aquapark 2