Aurora Group
02LAJME

Idrizi pret në takim përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Vlerësimin e Dëmeve nga Fatkeqësitë Natyrore

 

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi sot ka pritur në takim përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Vlerësimin e Dëmeve nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë Tjera, shkruan Mitropol.

Medi

Idrizi tha se gjatë takimit u diskutua për dëmet e shkaktuara nga vërshimet në ekonomitë familjare, sektorin e bujqësisë si dhe në infrastrukturë.

Postimi i plotë:

Sot kam pritur në takim përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Vlerësimin e Dëmeve nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë Tjera, të kryesuar nga z. Kastriot Lajçi.

Përfaqësuesit e komisionit i pritëm në takim bashkë me Komisionin e Komunës tonë për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera.

Gjatë takimit u diskutua për dëmet e shkaktuara nga vërshimet në ekonomitë familjare, sektorin e bujqësisë si dhe në infrastrukturë. Bashkë do të punojmë ngushtë për një vlerësim të saktë dhe gjithëpërfshirës të dëmeve.

Komuna e Vushtrrisë mbetet e përkushtuar që në bashkëpunim me institucionet qendrore, të ofrojë mbështetje për qytetarët e prekur dhe të ndërmarrë hapat e nevojshëm për tejkalimin e pasojave të vërshimeve.

Active