Active 2
02LAJME

Idrizi të hënën merr detyrën, ende asnjë koalicion i zyrtarizuar

Të hënën më 6 Dhjetor në ora 10.00 mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë në të cilin kryetari i zgjedhur më 14 Nëntor, Ferit Idrizi, do të jap betimin si kryetar i Vushtrrisë.

Në këtë mbledhje pritet të japin betimin edhe anëtarët e Kuvendit Komunal të dalë nga votat e zgjedhjeve të 17 Tetorit.

London

Për të qeverisur Idrizit i duhet shumicë e thjeshtë e votave në Kuvendin Komunal në mënyrë që të kaloi vendime si ai miratimit të buxhetit të komunës.

Deri më tani ende nuk është zyrtarizuar asnjë koalicion i mundshëm në mes të Idrizit apo ndonjëres nga partitë opozitare të Kuvendit komunal si LDK apo LVV.

Sfida e parë e Idrizit është ajo e miratimit të buxhetit për të cilën i duhen 18 vota në mënyrë që të miratohen mjetet e destinuara për vitin 2022.

Active 1