
Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e PDK-së, Ferit Idrizi sot ka vizituar fabrikën për prodhimin e dyerve nga druri “Preteni”, shkruan Mitropol.
Idrizi tha se ajo fabrikë është shembull i punës, përkushtimit dhe mjeshtërisë vushtrriase që ka ndërtuar emër dhe besim ndër vite.
Postimi i plotë:
Vizitat tona te bizneset i vazhduam në fabrikën për prodhimin e dyerve nga druri “Preteni”, ku u pritëm nga pronari Bujar Preteni.
Kjo fabrikë është shembull i punës, përkushtimit dhe mjeshtërisë vushtrriase që ka ndërtuar emër dhe besim ndër vite.
Gjatë bisedës me Bujarin, folëm për zhvillimin e sektorit të prodhimit dhe për mbështetjen që do të vazhdojmë t’u japim bizneseve vendore, sepse ato janë shtylla e ekonomisë sonë lokale.
#FeritIdrizi191 #Vazhdojmë #kryetariitëgjithëve








