Active 2
02LAJME

Idrizi viziton qebaptoren e picerinë “Kafja e Lagjes”

Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e PDK-së, Ferit Idrizi sot ka vizituar qebaptoren e picerinë “Kafja e Lagjes”, shkruan Mitropol.

Idrizi tha se përkrahja e bizneseve të tij mbetet pjesë e angazhimit tonë për të ndërtuar një ekonomi më të fortë dhe më të qëndrueshme në Vushtrri.

Active

Postimi i plotë:

Kënaqësi gjithmonë vizita te “Kafja e Lagjes”, një qebaptore dhe piceri e njohur në Vushtrri, që ofron shërbim të shkëlqyer dhe produkte cilësore për qytetarët tanë.

E udhëhequr me përkushtim nga z. Sami Qerimi, ky biznes është shembull i suksesit të ndërmarrësisë lokale dhe i rolit të rëndësishëm që bizneset familjare kanë në zhvillimin ekonomik të qytetit tonë.

Përkrahja e bizneseve të tilla mbetet pjesë e angazhimit tonë për të ndërtuar një ekonomi më të fortë dhe më të qëndrueshme në Vushtrri.

Koha