Idrizi: Vushtrria është ndër komunat që renditet në vendin e parë për menaxhimin e mbeturinave

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka mbajtur konferencën e fundvitit ku ka përmendur disa qëllime të arritura të punës së tyre në vitin 2022.
Idrizi ka thënë se te shërbimet publike Komuna e Vushtrrisë ka fituar dy kamionë, pikërisht për menaxhimin e mirë të mbeturinave.
Gjithashtu Idrizi thekson para qytetarëve se Komuna e Vushtrrisë është një ndër komunat me menaxhimin më të mirë të mbeturinave, që kanë filluar edhe me klasifikimin e tyre, ashtu siç e kërkojnë standardet e bashkimit evropian.








