
Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e PDK-së, Ferit Idrizi sot ka zhvilluar takim me familjarë të kandidates për Asamble Komunale nga PDK, Leonita Osmani, shkruan Mitropol.
Idrizi tha se gjatë bashkëbisedimit ndanë arritjet që kanë realizuar deri tani, si dhe projektet që do të vazhdojnë në të ardhmen për një Vushtrri edhe më të zhvilluar.
“Mbështetja e qytetarëve mbetet forca dhe motivi ynë më i madh për të vazhduar punën me përkushtim dhe përgjegjësi.”, tha Idrizi.








