
Kandidatja për asamble komunale në Mitrovicë nga radhët e PDK-së, Igballe Islami sonte mbanë takimin në përkrahje të kandidatit për kryetar, Arian Tahiri, dhe kandidaturës së saj për asamblenë komunale, shkruan Mitropol.
Takimi do të zhvillohet tek rruga “Dëshmorët e Kombit” afër market Lisi, me fillim nga ora 19:00.
Islami ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në këtë takim në përkrahje të saj dhe kandidatit për kryetar, Arian Tahiri.
Përndryshe, Igballe Islami mban numrin 3 në listën e kandidatëve për asamble komunale nga radhët e PDK-së.








