
Kandidatja për Asamblenë Komunale në Mitrovicë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Igballe Islami, ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e qytetarëve gjatë fushatës zgjedhore, duke theksuar se përkushtimi dhe puna konkrete sjellin rezultate të prekshme për qytetin, shkruan Mitropol.
“Gjatë këtij mandati kam dëshmuar se përkushtimi sjell rezultate përmes projekteve dhe zhvillimeve konkrete në qytetin tonë. Faleminderit nga zemra për mbështetjen dhe përkrahjen tuaj gjatë gjithë kësaj fushate,” ka shkruar Islami.
Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që nesër të votojnë për Arian Tahirin për kryetar të Mitrovicës dhe për numrin 3 në listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal, duke theksuar se kjo është një votë për përfaqësim dinjitoz, përgjegjës dhe me rezultate të prekshme.








