KOSOVËLAJME

IHMK parasheh sonte reshje me intensitet më të theksuar në perëndim dhe veri të vendit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot gjatë orëve të pasdites do të ketë reshje shiu të intensitetit dhe shtrirjes më të theksuar, sidomos në pjesën perëndimore dhe veriore të vendit.

IHMK ka bërë të ditur se situata do të fillojë të stabilizohet gjatë ditëve në vijim.

Florenti Company
Market Florenti
Market Florenti
Koha

Ndërkohë për vërshimet në Pejë, IHMK-ja ka njoftuar se vetëm brenda 1 ore e nëntë minutave, kanë rënë 54.6 mm (l/m2) shi.

“Kjo sasi e reshjeve për intervale kohore aq të shkurtra, e bën të pashmangshme shkaktimin e vërshimeve, në këtë rast atyre urbane”, është thënë nga Instituti.

Ndërkohë nga Instituti është thënë se aktualisht lumi Bistrica në Pejë nuk paraqet rrezik për përmbytje, pasi është ende nën vlerën e nivelit maksimal.