KOSOVËLAJME

Ikën “pacienti i Shtimes”, vjedh një makinë dhe bën ndeshje në Podujevë (VIDEO)

Një pacient ka arritur të ikë nga Qendra Rehabilituese e të Sëmurëve Psikiatrikë në Shtime.

Pas daljes nga aty, ai nuk eci këmbë meqë në parkingun më të afërt e vodhi një veturë me të cilën doli jashtë qytetit, raporton Klan Kosova.

Florenti Company
Market Florenti
Koha

Megjithatë, jo gjithçka i shkoi sipas planifikimit, pasi 49 vjeçari i diagnostikuar me skizofreni, humbi drejtimin e veturës dhe u aksidentua në Podujevë.

Për pacientin që bën pjesë edhe në grupin e narkomanëve, tashti po bëhet një trajtim më i veçantë, derisa është e vështirë të shpjegohet se si i njëjti arrin ta kryejë këtë vepër goxha shpesh.

B.A. që po qëndron në këtë institucion tash e tri vjet, është i njohur për organet e rendit, meqë i ka të regjistruara 4 raste të ngjashme.

Haxhi Behluli, Komandant i Policisë në Shtime, i tha Klanit se ka pasur raste kur pacienti në fjalë i ka kthyer veturat në vendin ku i mori, por, megjithëkëtë, i njëjti bëri thirrje që shtimjasit të mos i lënë veturat e hapura.