LAJME

IKSHPK: 6 të vdekur dhe 1250 raste me Covid-19

Prej datës 01.08.2024 deri më 26.08.2024 janë raportuar 1250 raste  me COVID-19, ndërsa janë raportuar gjithsej 6 vdekje.

Roadside
Market Florenti

Gjatë 24-orëve të fundit janë raportuar 24 raste të reja, ka thënë për Indeksonline Era Pireva zyrtare për informim në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Market Florenti
Florenti Company
Market Florenti
Koha

“SARS-CoV-2, koronavirusi që shkakton COVID-19, ende po pëson mutacion, duke ngritur shqetësime për një valë të mundshme infeksionesh këtë verë. Indikatorët e aktivitetit SARS-CoV-2 në mjediset e kujdesit parësor dhe dytësor kanë pësuar rritje të numrit të rasteve, që nga fundi i pranverës 2024. Koha e epidemisë ka ndryshuar midis BE-së-ZEE-së, ku shumë vende raportojnë rritje, dhe vende të tjera raportojnë tendenca në rënie, ka thënë  Era Pireva zyrtare për Informim në IKSHPK

Grupi më i prekur në mjediset spitalore janë individët e moshës 65 vjeç e lart, duke theksuar faktin se popullata vulnerabile mbetet në rrezik më të lartë për të zhvilluar sëmundje të rëndë.

Prej 01.08.2024 deri më 26.08.2024 janë raportuar 1250 raste me COVID-19, ndërsa janë raportuar gjithsej 6 vdekje.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 24 raste”, tha Pireva.

Për shkak të rritjes së numrit të rasteve, Instituti Kombëtar i ka përditësuar rekomandimet si më poshtë:

1.      Rastet që rezultojnë pozitiv në SARS-CoV-2 rekomandohet që të izolohen për 5 ditë, kurse kthimi në aktivitetet normale pune të bëhet sipas rekomandimit të mjekut/klinicistit.

2.      Të bëhet testimi i rasteve sipas definicionit të rastit dhe sipas rekomandimeve të mjekut/klinicistit, si dhe rastet pozitive të raportohen në IKShPK;

3.     Vaksinimi i popullatës bazuar në Planin e Imunizimit, me theks të veçantë për grupet e rrezikut (personat me sëmundje kronike jo-ngjitëse, personat 65 vjeç etj). Megjithëse njerëzit e vaksinuar ndonjëherë infektohen me virusin që shkakton COVID-19, rivaksinimi me vaksinat kundër COVID-19 ul ndjeshëm rrezikun për format e rënda të sëmundjes, për shtrimet në spital ose për rastet me fatalitet nga COVID-19

4.      Trajtimi i pacientëve me COVID-19 të bëhet sipas udhërrëfyesit klinik për menaxhimin dhe trajtimin e këtyre rasteve;

5.     Të informohet popullata në vazhdimësi për të rejat dhe masat parandaluese rreth COVID-19.