
Operatori ILIRIA O.P. në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar organizimin e një debati publik lidhur me kërkesën për pajisje me leje mjedisore për veprimtarinë “Bazë për prodhimin e betonit të përzier” në Mitrovicë, konkretisht në fshatin Shupkovc.
Sipas njoftimit zyrtar, debati publik do të mbahet ditën e hënë, 16 mars 2026, duke filluar nga ora 09:30, në hapësirat e operatorit “ILIRIA” O.P. në Mitrovicë. Organizatorët bëjnë të ditur se procesi zhvillohet në kuadër të procedurave për pajisje me Leje Mjedisore (Nr. Prot. 25/6888/MMPHI/568/DMMU).
Qëllimi i këtij debati është informimi i publikut dhe marrja e komenteve apo sugjerimeve nga qytetarët dhe palët e interesuara lidhur me ndikimin e mundshëm mjedisor të projektit për prodhimin e betonit të përzier në zonën e Shupkovcit.
Përveç pjesëmarrjes fizike, organizatorët kanë paraparë edhe mundësinë e ndjekjes virtuale përmes platformës ZOOM. Të interesuarit mund të kyçen përmes këtyre të dhënave:
- ID: 879 2276 6672
- Passcode: 12345678
- Linku i ftesës: https://us05web.zoom.us/j/87922766672?pwd=QHhlHx7SPawWnepiEbzEtvFqmA22mm.1
Në fund të njoftimit theksohet se pjesëmarrja e publikut konsiderohet e mirëseardhur dhe me rëndësi për procesin e vendimmarrjes mjedisore.
Ky debat zhvillohet në përputhje me Udhëzimin Administrativ për Leje Mjedisore dhe synon të sigurojë transparencë dhe përfshirje të komunitetit në projektet që mund të kenë ndikim në mjedis.









