
Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e LVV-së, Sylejman Meholli sot ka vizituar fermerin Agim Përquku në Ceceli, shkruan Mitropol.
Gjatë kësaj vizite ai ka theksuar edhe planin për mbështetje të fermerëve, i cili përfshinë disa pika.
E programin e Mehollit për tu ndihmuar fermerëve për zhvillim, e ka mbështetur kandidati për Asamble Komunale në Vushtrri, Ersar Imeri.
“Me Sylen kryetar, e kthejmë bujqësinë në motorin e ekonomisë së Vushtrrisë. Bashkë!”, tha Imeri.
Ersa Imeri është pjesë e listës së LVV-së dhe mbanë numrin 25 në listë.







