KOSOVËLAJME

Incidentet kriminale në veri, Policia rrit masat e sigurisë në vend

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka rritur masat e sigurisë në të gjithë vendin, duke përfshirë edhe veriun, pas dy incidenteve të fundit në Zveçan.

Roadside
Market Florenti

Sipas Policisë, kjo masë është ndërmarrë për të parandaluar çdo lloj incidenti dhe për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në gjithë territorin e Kosovës.

Florenti Company
Market Florenti
Koha
Market Florenti

“Me qëllim të shtimit të sigurisë publike dhe parandalimit të incidenteve të natyrave të ndryshme, Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë në vend, përfshirë veriun e vendit ku ditëve të fundit kanë ndodhur disa sulme/incidente serioze  kriminale.

Me planifikimet e parapara do të ketë shtim të aktiviteteve policore për të ofruar më shumë siguri në tërë vendin, për të gjithë qytetarët pa dallim.

Planifikimet operative policore do të fokusohen në rritjen e prezencës policore në teren, duke realizuar më shumë patrullime në zona më kritike, më shumë pika kontrolli dhe rritje të bashkëpunimit me qytetarët”, thuhet në njoftim.

Policia gjithashtu ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me qytetarët për ndihmën në sigurimin e informacionit që mund të kontribuojë në përmirësimin e sigurisë në nivel vendi.

Ata i kanë ftuar qytetarët të bashkëpunojnë dhe të ofrojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në përmirësimin e sigurisë në vend.

“Policia me anë të veprimeve operative dhe atyre inteligjente do të ketë synim që të ruajë rendin e qetësinë publike, të parandalojë aktet kriminale e të hetojë e vejë para drejtësisë të gjitha ata që do të guxojnë të atakojnë sigurinë, ligjin dhe rendin kushtetues.

Qëllimi i operacioneve policore do të jetë siguria e qytetarëve, siguria e pronës së tyre e pronës publike dhe asaj institucionale.

Duke pasur parasysh se ndihmë të madhe në realizimin e objektivave policore për më shumë siguri në vend, ka edhe bashkëpunimi me qytetarë, policia duke falënderuar për bashkëpunimin e deritashëm, fton qyfterët që edhe tani e tutje të ndajnë me ne informacione që shkojnë në drejtim të rritjes së sigurisë për të gjithë pa dallim”, thuhet më tej në njoftim.