KOSOVËLAJME

Incidenti te “Kafet e Vogla”: Ky është personi që u plagos me armë zjarri

Para më shumë se një ore janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, te “Kafet e Vogla”, në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, ku një person ka mbetur i plagosur. Viktima tashmë është dërguar në QKUK, ndërkohë që Policia ndodhet akoma në vendin e ngjarjes.

Roadside
Market Florenti

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se personi që mbeti i plagosur është Meriton Pajaziti.

Koha
Florenti Company
Market Florenti
Market Florenti

Në lokalin ku ndodhi ngjarja, Sinjali mëson se Policia ka gjetur një armë, që dyshohet se është pronë e të lënduarit Pajaziti.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 21:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është konfirmuar se një  person  është plagosur.

I njejti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërlidhur me rastin është gjetur edhe një armë zjarri ndërkohë që policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, tha Borovci.