KOSOVËLAJME

Infarkti akut: Shpeshtohen rastet edhe tek të rinjtë në Kosovë

Ataku i zemrës, si një prej sëmundjeve më të shpeshta në botë, po shpeshtohet edhë në Kosovë, thotë specialist i Kardiologjisë në Emergjencën e QKUK-së.

“Ataku i zemrës është një prej sëmundjeve më dramatike kardio vaskulare. Është shkaktari kryesor i vdekshmërisë në botë.

Market Florenti
Florenti Company
Koha
Market Florenti

Çdo kohë, çdo minutë është e artë për të vepru tek një pacient që ka atak kardiak.

Në emergjencën kardiologjike, atakun kardiak e diagnostifokojmë shumë shpejt, e mjekojmë aty dhe e procedojmë në sallë.

Pacienti zakonisht re-animohet në sallën terminale si pasojë e një komplikimi që e quajmë arrest kardiak”, thotë ai.

Sipas tij, rastet me atak kardiak po shpeshtohen në Kosovë dhe po prekin edhe moshat e reja.

Thotë se pak janë të vetëdijësuar kosovarët rreth kësaj sëmundje.

“Pak (janë të vetëdijësuar kosovarët).

Zakonisht rastet që vijnë janë raste të vonuara.

Shumë pak vijnë raste në ‘kohën e artë’ për të vepru. Zakonisht pacientët tanë, prej momentit të shfaqjes së dhimbjes së gjoksit e vonojnë shumë ardhjen te kardiologu.

Kohën e fundit, infrakti akut, përvec që është shpeshtu si numër, ka ra edhë në moshë domethënë shumë pacient të rinj sot po pësojnë infarct që ka qenë e pazakontë në vitet e kalume”,thotë ai.