Aquapark 1
IN MEMORIAMLAJME

Lajm i hidhur: Ndahet nga jeta në moshën 19 vjeçare Berk Luma

Me dhimbje dje është pranuar lajmi për ndarjen nga jeta në moshë të re të Berk Lumës, ish-nxënës i gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren.

Në një telegram ngushëllimi drejtuar familjes Luma, drejtoresha e gjimnazit, znj. Gylaj Shipkovica, ka shprehur dhimbjen e stafit dhe nxënësve për humbjen e ish-nxënësit të tyre, duke e kujtuar Berkun si një djalë të sjellshëm, të përkushtuar dhe me ëndrra të mëdha për të ardhmen.

Aquapark 2

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-nxënësit tonë të dashur, Berk Luma, i cili përfundoi me sukses shkollimin në gjimnazin tonë. Berku do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë si një djalë i urtë, i sjellshëm dhe me aspirata të mëdha. Humbja e tij është një dhimbje e madhe për familjen, shoqërinë dhe komunitetin tonë shkollor,” thuhet në njoftim.

Në emër të stafit dhe nxënësve të gjimnazit “Gjon Buzuku”, shkolla ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Luma, duke uruar që Zoti ta lehtësojë dhimbjen e tyre dhe kujtimi i Berk Lumës të jetë i përjetshëm.

Pellini