“Inshallah nis epoka e re e fluturimeve” – Edi Rama: Qatar Airways gati me hy në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takim zyrtar në Doha me Drejtorin e Përgjithshëm të Qatar Airways, Badr Mohammed Al-Meer, ku është diskutuar hyrja e kompanisë prestigjioze në tregun shqiptar. Rama u shpreh se “inshallah shumë shpejt” do të ketë fluturime direkte Doha–Tiranë, duke e cilësuar këtë si një hap të madh për lidhjet ajrore të Shqipërisë.
Gjatë takimit, Rama tha se pritet finalizimi i marrëveshjeve që do të sjellin Qatar Airways në aeroportin e Rinasit, duke e quajtur kompaninë një pasuri për tregun rajonal dhe për imazhin e Shqipërisë në botë.







