
Drejtori i Inspeksionit, Valon Brahimi ka njoftuar se inspeksioni komunal në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke zhvilluar aksion të përbashkët për lirimin e hapësirave publike, respektivisht trotuareve, shkruan “Mitropol”.
Ai ka thënë se ky aksion vie si pasojë e ankesave të vazhdueshme të qytetarëve dhe se të tilla do realizohen përditëshëm deri në evitimin e të gjitha parregullësive në qytet.
Postimi i plotë:
Drejtoria e Inspekcionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke zhvilluar aksion të përbashkët për lirimin e hapsirave publike, respektivisht trotuareve. Ky aksion vjen si pasojë e ankesave të vazhdueshme të qytetarëve. Aksione të tilla do të jenë të përditëshme deri në evitimin e të gjitha parregullësive në qytet. Si Drejrori e Inspekcionit jem të përkushtuar për rend dhe ligj dhe hapsira te sigurta për lëvizje të lirë të qytetarëve.







