Medi
02LAJME

Inspektorët i pezullojnë punimet në kompleksin banesor tek Liqeni Akumulues, reagon pronari i kompanisë

 

Drejtoria e Inspekcionit sot ka vendosur shiritat për ndalimin e punimeve në ndërtimin e një kompleksi banesor që, sipas tyre, nuk janë respektuar disa kushte dhe kritere ligjore.

Dukato 1

Drejtori i Inspekcionit Mujë Igrishta, ka potencuar se për shkak të mosrespektimit të kushteve dhe shkeljes së disa kritereve ligjore, kompanisë “AZ Building” i janë pezulluar punimet.

“Ky veprim vjen për të garantuar respektimin e ligjit dhe për të siguruar që çdo ndërtim të zhvillohet sipas rregullave dhe obligimeve ligjore”, është shprehur drejtori Igrishta.

Kujtojmë se Az Building ishte pajisur me leje, pasi Ministria kishte obliguar Komunën e cila fillimisht kishte refuzuar aplikimin për leje.

Lidhur me situatën ka reaguar pronari i kompanisë “Az Building”, Agron Zeneli.

Zeneli tha se ai nuk ndihet i frikësuar apo nën presion pasi siç thotë ai, e di se nuk ka bërë asgjë gabim apo fshehurazi.

“Unë nuk reagoj me zhurmë.
Nuk lëkundem nga presioni.
Nuk frikësohem nga asgjë që nuk është e drejtë.
Forca ime është qetësia.
Qetësia vjen nga bindja se jam në anën e duhur të ligjit dhe të ndërgjegjjesë
Nuk kam pse të nënshtrohem, sepse nuk kam bërë asgjë për t’u fshehur.
Nuk kam pse të kem frikë, sepse frika i përket atij që gabon.
Unë ec përpara me kokën lart, me paqe në zemër dhe me besim të plotë në punën time.
Stabiliteti nuk është dobësi është forcë e pastër.
Dhe forca e vërtetë nuk bërtet. Ajo qëndron.”, tha ai.

Koha