Medi
02LAJME

Inspektorët komunal në aksion për lirimin e trotuareve në Mitrovicë

 

Drejtori i Inspekcionit, Mujë Igrishta, së bashku me inspektorët komunal dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë zhvilluar aksione për lirimin e hapësirave publike, përkatësisht trotuareve të zëna nga biznese afariste pa leje.

Dukato 1

Vlen të potencohet se bizneset kanë treguar bashkëpunim gjatë këtyre veprimeve, ndërsa Inspekcioni ka njoftuar se aksionet do të vazhdojnë në të gjitha rrugët e qytetit deri në lirimin e plotë të të gjitha trotuareve dhe hapësirave publike të shfrytëzuara pa autorizim.

“Qëllimi i këtyre aksioneve është garantimi i lëvizjes së lirë dhe të sigurt për këmbësorët dhe respektimi i rendit publik”, është shprehur ndër tjerash drejtori Igrishta.

Premium Store