Premium Store
KOSOVËKULT'ARTLAJME

Instituti Ynus Emre realizon vizitën studimore në Turqi, marrin pjesë profesorë, studentë dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore të Kosovës

Instituti “Yunus Emre” në Kosovë, ka realizuar vizitën studimore “Nga Kosova drejt Turqisë, rrugëtimi drejt urtësisë dhe qytetërimit të Anadollit”, në të cilën morrën pjesë përfaqësues të ndryshëm të institucioneve të Republikës së Kosovës, përfshirë këtu edhe profesorët universitar dhe përfaqësuesit e studentëve, shkruan Mitropol.

Dukato 1

Vizita studimore në hapsirën e Republikës së Turqisë, u zhvillua nga data 24 tetor deri me datën 29 tetor, me pjesmarrës prej afro 80 personave.

Pjesmarrësit patën mundësinë të vizitojnë një numër të madh të xhamive, teqeve, qyteteve ku vepruan mistikët anadollak, Yunus Emre, Mevlana Celaleddin Rumi, Haxhi Bektashi Veli, Ahi Evran, dhe personalitete të tjera.


Ekipa nga Kosova u mirëprit në këto vizita nga përfaqësues të rëndësishëm të institucioneve të Republikës së Turqisë, përfshirë këtu edhe zv. Ministrin e Arsimit në Turqi, z. Ahmet Emre Bilgili. /Mitropol/


Pellini