Interesim i madh i të huajve për të luftuar për Ukrainën, formohet një njësit i veçantë me ta

Përkrahja ndaj Ukrainës, tanimë nuk është vetëm morale dhe monetare. Mijëra të huaj, thonë autoritetet ukrainase, kanë kërkuar që t’i bashkohen në luftë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se do të krijohet një njësit i ri ushtarak me të huajt, të cilët kanë shprehur vullnetin që t’i ndihmojnë Ukrainës në luftën kundër Rusisë.








