Medi
02LAJME

Intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit

 

KRU Mitrovica ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të zhvillojnë punime të planifikuara në disa lokacione gjatë ditëve në vijim.

London

Sipas njoftimit, punime në rrjetin e ujësjellësit do të realizohen në rrugët “Enver Haliti”, “Ferki Aliu” dhe “Nuredin Hajzeri”, si dhe në fshatrat Lushtë, Vërnicë dhe Kqiç.

Ndërkohë, punime në rrjetin e kanalizimit do të zhvillohen në rrugën “Isa Boletini”, rrugën “Aradha 142” dhe në fshatin Shupkofc.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet në rrjetin e ujësjellësit, furnizimi me ujë të pijshëm në zonat e përfshira mund të ndërpritet përkohësisht. Nga kompania u është bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim.

Premium Store