Investitori amerikan vie për të investuar në Bibliotekën e Qytetit në Mitrovicë – Kështu do duket ajo

Para se të kalonte në hapësirat e reja në Qendrën Multifunksionale “Omni Sport”, Biblioteka e Qytetit ishte prezantuar se do kishte një pamje krejt tjetër prej asaj që ka tash në qendrën e re, shkruan Mitropol.
Në kuadër të disa pamjeve ilustrative që ishin publikuar, hapësirat brenda saj dukeshin krejt ndryshe. Për te madje ishte premtuar se do ishte biblioteka më e mirë në Kosovë, e pajisur me mjete digjitale.

Për të ndërmarrë veprime konkrete në lidhje me këtë projekt, dje, Drejtori Ekzekutiv i Education Innovators Kosova, Hysein Damati si dhe bashkëthemeluesja Anesa Colakovic u mirëpritën nga Prof. David Philips, donatori kryesor i projektit të digjitalizimit të bibliotekës së Mitrovicës.

Gjatë takimit u diskutuan veprimet përfundimtare për rihapjen e Bibliotekës së Qytetit ku u potencua se të rinjve të qytetit, pa dallim, do t’ju krijohet një hapësirë më adekuate për lexim.
“Intervenimet e fundit janë të pamjaftueshme, kushtet janë të rënda, prandaj, bashkë me Anesa Colakovich dhe një grup vullnetarësh kemi siguruar fonde dhe së shpejti do të bëhet rihapja e bibliotekës së qytetit.
Mitrovicës dhe të rinjve të saj duhet t’ju kthehet dinjiteti!”, tha Nuri Damati, një nga bashkëpunëtorët e projektit.
Biblioteka e qytetit pritet të merr tjetër pamje pas investimeve që do bëhen në te./Mitropol/








