
Një grua nga Vushtrria ka qenë subjekt i dhunës seksuale dhe kërcënimit me armë nga ish-bashkëshorti i saj, shkruan “Mitropol”.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët njoftojnë se viktima ka kërkuar ndihmën e organeve të rendit, ku ka raportuar se ish bashkëshorti i saj e ka detyruar të kryejë marrëdhënie pa dëshirën e saj.
I dyshuari po ashtu dyshohet se ka kërcënuar viktimën me armë dhe të njëjtën e ka dhunuar edhe fizikisht.
“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar policinë se nën kërcënimin e armës është rrahur dhe detyruar të kryej marrëdhënie seksuale nga ish-bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunim’.








