Ish-hetuesi policor në veri: Kam pasur informacione se “Mbrojtja Civile” ushtrohen në poligone ushtarake

Në një emision në Rtv Dukagjini, ish-hetuesi policor në veri, Murat Mehmeti tha se gjatë kohës që ka qenë në detyrë, ai ka pranuar informacion se pjestarët e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” po kryenin ushtrimet në poligone ushtarake.
Mehmeti ka thënë se në territorin e Serbisë gjenden dy lokacione ku kryhen ushtrimet e tilla, përcjell ‘Mitropol’.
“Për Mbrojtjen Civile, shumë herë kam treguar se kam pasur informacione se ushtrohen në poligone ushtarake, të paktën dihet për dy poligone ushtarake….në një kazermë në një qytet para Beogradit…në territorin e Serbisë. Aty kanë qenë të trajnuar, janë pajisur me armë jo të brezit por edhe mina antiblindë..”, ka treguar ai.
Mehmeti tha se Milun Milenkovic, i njohur si “Llune”, ishte i angazhuar dikur si një person që kryente krime të rrugës.
”Një nga personat e angazhuar për krime në rrugë të cilat kanë pasur për qëllim pengimin e lëvizjes së lirë të qyetetarëve dhe pengimin e banorëve që të iu pamundësohet jeta në pjesën veriore, ky ka qenë njëri nga personat…më herët ka qenë njëri nga personat e angazhuar i cili ka kryer krime të rrugës. Krime të rrugës kanë pasur qëllim ta frikësojnë popullatën, ta pengojnë lëvizjen e lirë dhe të iu pamundësojnë jetën qytetarëve të veriut. Ekipi vëzhgues, strukturat e tjera kanë përcjell qyetetarë të cilët janë targetuar si viktima të sulmit dhe ky me disa, besoj se ka edhe një klub…edhe atëherë e ka pas..ka qenë pronar i një klubi (fitnes,kickbox) kur kanë ushtruar djem të rinj…kemi pasur disa raste të sulmeve, atëherë kur ka qenë aktiv të cilat viktimat si kanë njohë sulmuesin sepse kanë qenë të maskuar, e ka marrë informatën se është në lëvizje dhe i ka thyer nofullën…”, ka thënë ai.








