Medi
KOSOVËLAJME

Ish-këshilltari i Kurtit thotë se pasi dështoi votimi i Kodit Civil, Albin Kurti duhet të kërkoj votbesimin në Kuvend

 

Ish këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Durim Berisha, e ka komentuar nismën për Kodin e ri Civil që nuk kaloi sot në Kuvend, shkruan Mitropol.

Medi

Ai ka theksuar se kjo nismë e dështuar në aspektin legjislativ duhet të ndikoj që kryeministri Albin Kurfi të kërkoj votëbesimin në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Berishës, mos kalimi i këtij ligjit përveç pasojave kushtetuese duhet të ketë pasoja edhe politike për kryeministrin Kurti, gjë për të cilën Ministrja Haxhiu ish dashur të mendonte para se ta procedonte kodin në Kuvend.

Berisha ishte këshilltar i jashtëm politik i Kurtit dhe aktualisht mban titullin e doktor shkencës në fushën e juridikut, këto komente i bëri përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Me deshtimin e Qeverise per ta kalu Kodin Civil, pra nje nisme legjislative, duke u bazuar ne parimet e pashkruara kushtetuese te nje sistemi kushtetues parlamentar, Kryeministri eshte i obliguar ta kerkoje votebesimin ne Kuvend.

Per ata qe ju intereson kjo çeshtje le ta lexojne vendimin e Gjykates Federale Kushtetuese te Gjermanise ne rastin e mocionit te votebesimit te ish-kancelarit Schröder te vitit 2005. Aty sqarohet shume mire pasoja e deshtimit te Qeverise per ta kalu nje ligj ne parlament.

Ministrja e resorit perkates do duhej ta kishte parasysh kete çeshtje para se te procedonte tutje. Pasojat jane edhe kushtetuese, jo vetem politike.

Premium Store