KOSOVËLAJME

Ish-komandanti i FSK-së: Familjarë të spiunëve të BIA-s punojnë në kabinetet ministrore të Kurtit

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Kadri Kastrati, ka ngritur shqetësime lidhur me rrezikun e spiunazhit brenda strukturave shtetërore të Kosovës.

Gjatë një interviste në Dukagjin, Kastrati ka theksuar se familjarë të disa të arrestuarve për spiunazh, në Ferizaj para disa ditësh punojnë në kabinetet e disa ministrave të Qeverisë së Kosovës, gjë që përbën një kërcënim të madh për sigurinë kombëtare.

Florenti Company
Market Florenti
Market Florenti
Koha

Kastrati ka kërkuar riverifikimin e të gjithë personave që punojnë në pozita kyçe, duke përfshirë Policinë, ushtrinë, inteligjencën, ministrat dhe deputetët.

Sipas Kastratit, në vend ka rrjet spiunësh që punojnë në institucionet shtetërore dhe raportojnë informacionet e tyre në baza ditore tek Serbia. Për këtë arsye, ai ka bërë thirrje për një bashkëpunim më të ngushtë midis Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës (AKI), dhe inteligjencës ushtarake.

“Dhe Jugosllavia apo Serbia, prej luftës së dytë botërore e ka krijuar një siste, një rrejt dhe ka rekrutuar në gjenerata dhe them të drejtën ata janë kudo prezent në Kosovë. Unë kam than ditëve të laura prej kur i kanë arrestua dhe prapë po e them, rekomandoj fuqishëm Qeverinë që të fillojë, riverifikimin e gjithë njerëzve që janë me peshë të veçantë për shtetin, qoftë ajo Policia, ushtria, inteligjenca, ministra deputetë, njerëz që punojnë nëpër kabinetet sepse kam dëgjuar se ka njerëz shumë të afërt të këtyre të spiunëve (të arrestuar) që janë në kabinetet e ministrave të ndryshëm. Ka në FSK- dhe kjo e paraqet një rrezik potenciale se këta njerëz, jo vetëm familjet e tyre, por këta njerëz kanë një rrjet shokësh, rrjet bashkëpunëtorët që punojnë në institucionet shtetërore dhe në baza ditore i raportojnë vijës të vet komandues dhe i përçojnë deri të Serbia”, ka thënë Kastrati.

Ai ka theksuar nevojën për riverifikimin e të gjithë personave me pozita të rëndësishme në shtet për të siguruar integritetin dhe sigurinë e institucioneve kosovare.

“Për atë arsye duhet që AKI-ja, inteligjenca e ushtrisë e Policisë që të bashkëpunojnë si të bashkëpunojnë, unë e propozoj që të vendoset një strukturë mbi këto dhe të gjitha informatat të shkojnë aty, apo në kuadër të Këshillit të Sigurisë së Kosovës apo në kuadër të Qeverisë. Informatat që shkojnë atje të përpunohen dhe pastaj të plasohen atje ku duhet të plasohen…”, ka thënë Kastrati.