KFC
KOSOVËLAJME

Ish-komandanti i FSK-së: Situata në veri e brishtë, përtej kufirit Serbia po stërvit qytetarët serbë

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati ka vlerësuar se situata e sigurisë në veri të vendit është e brishtë dhe se vetëm sipërfaqësisht duket e qetë.

Medi

Kastrati ka thënë se Serbia po i stërvit qytetarët serbë të veriut përtej kufirit në bazat stërvitore të ushtrisë dhe policisë serbe.

TEB

Sipas tij, pavarësisht lëvizjeve brenda territorit serb, apo edhe në drejtim të Kosovës, “ne nuk i frikësohemi asnjëherë forcave militare serbe”.

“Situata sipërfaqësisht është e qetë por unë mendoj që situata është e brishtë sepse Serbia nëpërmjet grupeve terroriste edhe pse kanë dështuar më 24 shtator të vitit të kaluar, ata po i stërvitin qytetarët serbë të veriut përtej kufirit në bazat stërvitore të ushtrisë dhe policisë serbe. Serbia po lëviz apo manovruar me ato brigadat e veta në territor të Kosovës. Çdo lëvizje e forcave serbe në një mënyrë apo tjetër deklarojnë që kinse ata po lëvizin, ata lëvizin në territorin e vet, ne nuk i frikësohemi asnjëherë forcave militare dhe policore serbe qoftë lëvizjes së tyre në territorin e vet, qoftë nëse ia mësyjnë Kosovës, ne jemi të gatshëm që të kryejmë detyrat tona… Serbia asnjëherë nuk e ka atë guxim që t’ia japë vetit atë komoditet që t’ia mësyjë Kosovës…”, tha ai në Dukagjini.

Kastrati është shprehur se rreziku më i madh për territorin e Kosovës janë grupet terroriste në krye me Radoiçiq dhe njerëzit e tjerë të përfshirë direkt në financimin, mbështetjen e këtyre terroristëve.

“Kam informacione të sakta që presidenti Putin ka thënë disa herë presidentit Vuçiq mos u ngutuni, nuk është momenti, të presim si është situata në Ukrainë dhe nëse atje Rusia nëse ia arrin një fitore atëherë Rusia do të ishte e interesuar që Ballkanin Perëndimor mos ta lë të hapur në njërën anë…”, tha ai.

Sa i përket deklaratës së kryeministrit Albin Kurti se plani i Serbisë ishte që ta nxiste FSK-në që të reagonte në veri, Kastrati thotë se qëllimi final i Serbisë është që ta nxisë një konflikt të armatosur.

“Nuk ka të bëjë me nxitjen e FSK-së që të duronte në rastin e 24 shtatorit kur ishte sulmi terrorist në veri. Qëllimi i tyre dihet tashmë qartë cili ka qenë dhe në vazhdimësi Serbia po punon që ta arrijë qëllimin e vet final që pjesën veriore ta nxisë një konflikt të armatosur dhe përmes këtij konflikti të arrijë qëllimin e vet që pjesën veriore të Kosovës t’ia aneksojë Serbisë. FSK e ka misionin e vet, detyrat dhe qëllimet që i mbron bazuar në ligjet që janë aprovuar… Misioni i FSK-së është që të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, të kryejë detyrimin dhe urdhrat e institucioneve të Kosovës… nuk ka nevojë askush ta nxisë ushtrinë e Kosovës që t’i kryejë detyrimet e veta bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e veta”. Shtoi ai.

Kastrati ka folur edhe mbi misionin që FSK- ka dhe katër detyrat kryesore të saj.

“FSK bazuar në misionin që e ka, i ka katër detyrat kryesore: mbrojtja e sovranitetin dhe integritetit territorial, zbatimi i të gjitha detyrimeve që dalin nga institucionet qendrore të Kosovës, pjesëmarrje në operacione paqeruajtëse dhe operacione humanitare në kuadër të NATO-s… dhe e katërta është mbrojtja e jetëve dhe pronave të qytetarëve të Kosovës. Kjo nënkupton që tri nga këto detyrat kanë të bëjnë me mbrojtjen, ruajtjen e pronave, jetëve të qytetarëve, kufijve të Kosovës dhe këtu nuk ka absolutisht asgjë që nuk është në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”.

Market Florenti