
Nesër do t’i jepet lamtumira e fundit ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Nexhat Daci, i cili vdiq sot në moshën 81-vjeçare.
Daci do të varroset në varrezat e Dragodanit, ndërsa ceremonitë mortore do të zhvillohen sipas një agjende të detajuar të njoftuar nga familja.
Bazuar në njoftimin zyrtar, nga ora 09:00 deri në 11:45 do të mbahen homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës. Më pas, nga ora 12:00 deri në 12:45, do të organizohet Akademi Përkujtimore në Sallën Plenare të Kuvendit të Kosovës. Varrimi me nderime shtetërore do të mbahet nga ora 13:40 deri në 14:20, në Varrezat e Dragodanit.








