Ish-kryetari i Mitrovicës së Veriut: Vendimin për hapjen e Urës së Ibrit mund ta marrin vetëm serbët

Ish-kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, ka deklaruar se vendimin për hapjen eventuale të urës në Ibër mund ta marrin vetëm serbët.
“Vendimi për rihapjen eventuale të urës kryesore të qytetin mund të merret vetëm nga serbët, qytetarët e Mitrovicës së Veriut dhe të veriut, të cilën kanë paguar çmim të lartë që serbët të mund të vazhdojnë të jetojnë në pjesën veriore të Mitrovicës, por edhe në komunat e tyre në veri. Askush tjetër nuk mund ta marrë këtë vendim”, ka shkruar Milan Radojeviq në Instagram.
Ai kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit në nëntor të vitit të kaluar, pasi serbët vendosën të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës, shkruan Tanjug.
Qeveria e Kosovës ka dalë pro vendimit të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut për hapjen e urës mbi Ibër ka dalë Qeveria e Kosovës.
Sipas qeverisë, paragrafi i parë i nenit 35 të Kushtetutës garanton lëvizjen e lirë të qytetarëve në çdo vend.








