
Për një mandat të plotë shërbeu si kryetar i Vushtrrisë. E tash, pas humbjes karshi Ferit Idrizit të PDK-së, ish-kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri i është kthyer zanatit të vjetër, shkruan “Mitropol”.
Tahiri sot postoi një fotografi nga Pallati i Drejtësisë bashkë me dy kolegët e tij.
Tahiri ka të kryer një doktoratë të Filozofisë, e fokusuar në Drejtësi nga Universiteti i Gracit, gjersa tashmë është i angazhuar në zyren ligjore “Tahiri & Partners”.
Ai shërbeu si kryetar i Vushtrrisë gjatë viteve 2017-2021 gjersa aktualisht është edhe anëtar i kryesisë së LDK-së./Mitropol/








