Pellini
02LAJMESPORT

Ish lojtari i KB TREPÇA, Igor Miliçiq, merr drejtimin e gjigandit turk

Selektori i Polonisë shumë shpejt pritet të emërohet trajner i skuadrës së Beshiktashit nga Turqia, shkruan Mitropol.

Miliçiq, i cili shkëlqeu me Poloninë në Eurobasket, pritet ta zavendësoj trajnerin turk, Ahmet Kandemir.

Tripika

Miliçiq i cili dikur ka djersitur fanellën e KB Trepça, me gjigandin turk besohet se ka nënshkruar kontrat 1.5 vjeçare.

Duhet theksuar se me Miliçiqin në krye, Polonia, përfundoi e katërta në Eurobasket 2022. /Mitropol/

Koha