Premium Store
02KOSOVËLAJME

Ish ushtari i UÇK-së, minator në Trepçë flet për gjendjen e rëndë: Paga të ulëta dhe me nga dy pjesë (VIDEO)

I plagosur në trazirat e marsit 2004, sot ish ushtari i UÇK-së Miftar Mehmeti vazhdon të përballet me sfida të reja si minator në Trepçë.

Duke bërë kështu një jetë mes rrezikut dhe kushteve të vështira, njofton Klankosova.

Active 1

“Kushtet në minierë janë të tmerrshme, me rrezikshmëri të lartë dhe paga të ulëta”.

Për më tepër, pagat nuk ekzekutohen në kohë – të fundit e kemi marrë me dy pjesë”, rrëfeu Mehmeti, në emisionin ‘Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Ai shpreh zhgënjimin ndaj qeverisë, e cila sipas tij nuk ka përmbushur as premtimin për pagesat nga data 6 deri më 10 të muajit.

“Kjo qeveri nuk po mban premtimet ndaj askujt në Kosovë”, shtoi ai,  duke reflektuar zhgënjimin e shumë punëtorëve që ndajnë të njëjtin fat.

Për të dëgjuar intervisten e plotë, ndiqeni videon në vijim:

Active