KOSOVËLAJME

Ish-zëvendëskryeministri Rakiq, sot Kosovën e quan të “të ashtuquajtur” e “krahinë serbe”

Në Sofje të Bullgarisë ka filluar punimet Asambleja e Përgjithshme e NATO-s, ku në agjendën e kësaj mbledhje, e cila do të zgjasë për tre ditë rresht, është edhe Kosova.

Kuvendi i Kosovës synon ta avancojë statusin e tij nga anëtar vëzhgues në anëtar të asociuar.

Koha
Florenti Company
Market Florenti
Market Florenti

Në këtë ngjarje po qëndron një delegacion i deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ndërsa krahas tyre edhe një delegacion nga Serbia që në përbërje ka një ish-zyrtar të Republikës së Kosovës.

Goran Rakiq, që dikur drejtonte Listën Serbe, tashmë është zgjedhur deputet në Parlamentin e Serbisë.

Ai ka qenë nëpër shumë pozita kyçe në institucionet e Kosovës, nga zëvendëskryeministër, ministër e kryetar komune.

Ndërsa tash, Kosovën e quan “të ashtuquajtur” dhe “krahinë jugore të Serbisë”, ani se për shumë vite i ka shijuar të mirat e po të njëjtës, duke u betuar mbi ligjet e saj e duke e regjistruar partinë po sipas ligjeve të Kosovës. Ai po ashtu është paguar për shumë vite nga buxheti i po kësaj Kosove që për të sot është “e ashtuquajtur”.

Rakiqi, si pjesë e delegacionit të Serbisë në mbledhjen e AP të NATO-s në Sofje, ka kërkuar që Kosova të mos bëhet anëtare e asociuar e organizatës.

“Dua t’ju bëj të ditur se unë vij nga Kosova e Metohia, d.m.th. krahina jugore serbe. Siç e dini, 109 vende nuk e njohin të ashtuquajturën Kosovë, nga të cilat katër janë vende anëtare të NATO-s. Ajo që kërkojmë dhe na nevojitet, sidomos ne që jetojmë në atë zonë, është përmbushja e detyrimeve, d.m.th. të Marrëveshjes së arritur në Bruksel nga viti 2013. Prishtina nuk ka përmbushur asnjë nga ajo marrëveshje”, ka thënë Goran Rakiq në adresimin e tij para delegatëve të AP të NATO-s, të cilin edhe e ka shpërndarë në Facebook.

Në video, prapa tij shihen anëtarët e delegacionit të Kosovës, deputetët Xhavit Haliti dhe Driton Hyseni.

Në këtë mbledhje, Kuvendi i Kosovës synon ta avancojë statusin e tij nga anëtar vëzhgues në anëtar të asociuar. Në njoftimin e Asamblesë thuhet se deputetët e saj, mes tjerash, do të vendosin për kërkesat e Maltës dhe Kuvendit të Kosovës.