Premium Store
02

Ish-zv.komandanti Met Shyti mbështet Meholli në Vushtrri: “Vlerat e luftës dhe të dijes për fitoren e Vetëvendosjes!”

Edhe ish-zëvendëskomandanti i Brigadës 142 të Zonës Operative të Shalës dhe ish-koloneli i TMK-së, z. Met Shyti, nga Ashlani, është rreshtuar krah kandidatit të VV-së për kryetar të Vushtrrisë, Sylejman Mehollit.

Si ish-profesor, ushtarak karriere dhe intelektual me integritet, Met Shyti i ka dhënë jehonë luftës për liri që nga inkuadrimi i tij në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Active 1

“Sot, ai po i jep jehonë edhe fitores së Lëvizjes Vetëvendosje! në Vushtrri, duke u bërë pjesë e bashkimit të të gjitha vlerave për qeverisjen e re.”, tha Meholli.

“Të gjitha vlerat janë këtu të bashkuara për qeverisjen e re pas 12 tetorit!”, theksoi tutje Meholli.

SultanDoner