Premium Store
KOSOVËLAJME

Ish-zyrtari i lartë amerikan mbi dialogun Kosovë-Serbi: Nuk mund të mbështetëni te të tjerët që të bëjnë gjithçka për ju

Ish-zyrtari i i lartë i Departamentit të Shtetit në SHBA, Philip Reeker, ka thënë se ka marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në të cilat duhet punuar, e sipas tij, nuk mund të pritet qe të tjerët të bëjnë “gjithçka për ju”, shkruan Mitropol.

Reeker, për Kosovo Online, tha se tani gjërat kanë ndryshuar në skenën politike të Amerikës dhe, sipas tij, po ndiqet një politikë me Amerikën në plan të parë.

Active

“Amerika ka qenë e angazhuar në rajon për një kohë të gjatë. Që kur Donald Trump erdhi në pushtet, ajo që shihni është politika ‘Amerika e para’. Ka shumë sfida në botë me të cilat duhet të përballet presidenti dhe sekretari i shtetit. Ambasadat tona janë këtu dhe do të vazhdojnë të jenë të angazhuara” tha ai.

Reeker për dialogun Kosovë-Serbi tha se ai ende ekziston e BE-ja, sipas tij, vazhdon të bëj përpjekje të mëdha në këtë aspekt.

“Kur bëhet fjalë për çështjen e Kosovës, kishte diçka të quajtur dialog. Ai ende ekziston. Unë mora pjesë në të, duke mbështetur përpjekjet e BE-së. Kjo është Evropa. BE-ja ka bërë përpjekje të mëdha dhe vazhdon ta bëjë këtë. Peter Sorensen është një diplomat jashtëzakonisht i mirë i cili mendoj se do të japë çdo mundësi për të punuar për këtë. Keni zgjidhje. Keni marrëveshje që janë bërë dhe nuk janë mbajtur. Punoni për këtë. Përcaktojeni vetë. Çfarë lloj të ardhmeje dëshironi.”, u shpreh Reeker.

Premium Store